Mickoski për shujtën studentore: Në vend të 3500 denarëve u kemi ofruar studentëve 4500 denarë, por me një kusht

Mickoski për shujtën studentore: Në vend të 3500 denarëve u kemi ofruar studentëve 4500 denarë, por me një kusht

Kryeministri Hristijan Mickoski, zbuloi se dje për herë të parë është mbajtur takim i kryeministrit, ministres së arsimit dhe përfaqësuesve të qeverisë me përfaqësues të parlamenteve studentore të të gjitha universiteteve në shtet, në të cilin është diskutuar hapur për standardin studentor dhe për problemet.

MARKETING

Shik.mk

Ai theksoi se nga ana e tij është dhënë një propozim lidhur me shujtën studentore, për të cilin studentët në një takim të ri do të përgjigjen ndaj asaj që u është ofruar.

“Kemi ndjenjën, por edhe informacione të pjesshme se një pjesë e madhe e shfrytëzuesve të shujtës studentore, mjetet që i marrin në kartelat debitore nuk i përdorin pikërisht për shujtë studentore, por i përdorin për diçka tjetër”.

“Pas promovimit të shërbimeve të reja, M-Shërbime, dolëm me një propozim së bashku me ministren: në vend të kartelave dhe 3,5 mijë denarëve aktualë në muaj, meqë studentët marrin nga 140 denarë për 6 ditë në javë, dhe kjo është pothuajse tre mijë e pesëqind denarë në muaj, hajde që në këtë aplikacion M-Shërbime të shtojmë M-Shujtë Studentore, me të cilën 3,5 mijë denarët tuaj që tani i merrni do të vlejnë 4,5 mijë denarë”.

“Dhe me këtë rast ne, duke e përdorur atë aplikacion, të sigurojmë një listë restorantesh, marketesh, restorantesh qumështi etj., ku ju vërtet do të mund të blini ushqim duke e përdorur atë aplikacion, sepse bëhet fjalë për shujtë studentore”.

Që të mos shpenzohen për alkol, për cigare ose për disa sjellje të tjera devijante, e shpjegoi kryeministri Mickoski propozimin për studentët.

Zbritja e siguruar, sipas kryeministrit, nuk do të vlente vetëm për këto para, por në përgjithësi deri në fund të muajit.

“Pasi ta keni shpenzuar atë shujtë studentore, ajo përsëri do t’ju vlejë deri në fund të muajit, nëse ndonjë restorant, nëse sigurojmë 20-25% zbritje, dhe ju i keni shfrytëzuar paratë për shujtën tuaj studentore deri më datë 15 të muajit, por më pas edhe më datë 20 me kolegët tuaj uleni përsëri për mëngjes, ju do ta paguani, por në vend të, të themi, 100 denarëve, do të përfitoni zbritje prej 25%, dhe do të paguani 75 denarë”, tha Mickoski.

MARKETING