Çuçul: Problemi kryesor nuk është mungesa e ligjeve, por zbatimi i tyre
Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, në emisionin “IMPAKT” në TV SHENJA, duke folur për sundimin e ligjit dhe rezultatet e vendit në raportet ndërkombëtare, theksoi se sfida kryesore mbetet zbatimi i ligjeve dhe efikasiteti i sistemit gjyqësor.
“Sfida kryesore në pjesën e sundimit të ligjit është zbatimi i ligjeve. Vlerësimi është se ne kemi rregullativë të mirë ligjore dhe e njëjta vazhdimisht harmonizohet me legjislacionin evropian, por problemi kryesor është zbatimi i ligjeve dhe efikasiteti më i madh i sistemit gjyqësor.
Prej këtu, ne nuk duhet të fokusohemi konkretisht në numrat se në cilin vend jemi, por ato gjetje në këto raporte ndërkombëtare të na shërbejnë si bazë për t’i konstatuar shkaqet për këto rezultate të dobëta dhe të ndërmarrim masa për tejkalimin e tyre”, deklaroi Çuçul.

