(VIDEO) Nuk pranohet amendamenti i LSDM-së që minimalja të jetë 36 mijë denarë
Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe akuzon se buxheti është në gjendje katastrofale, pasi në të mungojnë 900 milion euro dhe ribalansi i tij është provë për menaxhimin e keq me finansat dhe ekonominë e vendit. Ai thotë se me ribalancin e buxhetit shkurtohen para nga arsimi, shëndetësia dhe gasifikimi, ndërsa njëkohësisht nuk ka asnjë denarë për rritjen e pagës minimale.
Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së
“Nuk ka provë më të madhe të menaxhimit të dobët të buxhetit, financave dhe ekonomisë së Hristijan Mickoskit, se sa ribalanci i dytë. Ky është një dështim total dhe praktikisht pranim se gjithëçka është huqur në ndërtimin e buxhetit. Mungojnë milijarda euro në buxhet, kurse në menyrë shtesë në Fondin pensional dhe invalidor mungon një miliard euro”.
Filipçe me amandamentet që do t’i parashtrojnë për ribalancin e buxhetit, thotë se do të kërkojnë sërisht rritje të pagës minimale në 36.000 denarë, me qëllkim siç shprehet, të bëhet përmirësimi i standardit të jetesës së qytetarëve dhe të sigurohet jetë dinjitoze për punëtorët.
Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së
“Nuk udhëhiqet shteti kështu, nuk matet kështu standardi i qytetarëve për problemet e përditshme, që grumbullohen çdo ditë e më shumë, derisa harxhimet rriten në mënyrë të pa kontrollueshme. Asnjë nga Qeveria, kryeministri më së paku, nuk e merr parasysh standardin e qytetarëve. Prandaj, ne në kontekst të qëndrueshmërisë sonë, politikave të mira, propozimeve për përmirësimin e standardit të qytetarëve, do të paraqesim amendamente. Njëri prej tyre është për rritja e pagës minimale në 36,000 denarë”.
Ai thekson se për dy vjet, praktikisht dy vjet e gjysmë, borxhi total i shtetit është rritur për 50 përqind, nga 8 në gati 12 miliardë euro.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

