(VIDEO) “Zhduken” 8 tonë lule kanabisi, padi për kompaninë dhe menaxherin e saj
Një mungesë prej gati tetë tonë lule të thata kanabisi mjekësor u konstatua gjatë inspektimit të një personi juridik për kultivimin e kanabisit mjekësor në Strumicë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, duke shtuar se Sektori I Punëve të Brendshme-Strumicë ngriti padi penale kundër kompanisë dhe menaxherit të saj.
Sipas Ministrisë së Brendshme, gjatë një inspektimi të ambienteve ku ruhej lulja e tharë e kanabisit mjekësor, oficerët e policisë nga SPB- Strumicë, së bashku me përfaqësuesit e komisionit kompetent në Ministrinë e Shëndetësisë, gjetën parregullsi të shumta.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Përveç mungesës së dokumentacionit lidhur me personelin e angazhuar dhe dokumentacionit tjetër të detyrueshëm, kontrolli ka konstatuar edhe mungesën e 7 813,49 kilogramëve lule të thata të kanabisit mjekësor”.
Padi penale u ngritën kundër një personi juridik nga fshati Borisovo- komuna e Novo Sellos, si dhe kundër V.K. nga Novo Sello, me banim në Strumicë, në cilësinë e drejtuesit të personit juridik, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale në përputhje me Ligjin për Kontrollin e Drogave Narkotike dhe Substancave Psikotrope.
Nga ministria informuan se për sasinë e përcaktuar të kanabisit mjekësor, personi juridik nuk posedonte dokumentacion përkatës ose provë për origjinën dhe asgjësimin e produktit.
Anida Murati /SHENJA/

