(VIDEO) Hoxha: Po ndërmarim masa për uljen e ndotjes së ajrit

(VIDEO) Hoxha: Po ndërmarim masa për uljen e ndotjes së ajrit

Me ardhjen e stinës së dimrit, përqendrimi i grimcave të dëmshme PM10 shënon rritje të ndjeshme, duke rënduar ndotjen e ajrit në Maqedoninë e Veriut. Në këtë periudhë, ndotja e ajrit bëhet një nga shqetësimet kryesore për shëndetin publik, veçanërisht në qytetet ku tejkalohen vazhdimisht vlerat e lejuara të grimcave ndotëse.

MARKETING

Shik.mk

Për këtë, Ministri Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, paralajmëron për masat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e cilësisë së ajrit, ndërsa vëmendje e veçantë i kushtohet identifikimit të burimeve kryesore të ndotjes dhe zbatimit të masave për uljen e emetimeve gjatë muajve të ftohtë.

MUHAMET HOXHA, MINISTËR I MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

“Në senacës e djeshme të qeverisë të RMV-së, kemi miratuar edhe planit afatshkurtër me masa konkrete për institucionet, të cilët në këtë fazë do të duhet ti ndjekin me qëllim, që të ulim ndotjen e ajrit. Duke filluar nga kontrollet ndaj kompanive apo industrive, të cilët posedojnë leje të integruar A, gjithashtu edhe me ata të cilët industri posedojnë dhe janë në ingerenca të komunave, posedojnë leje B të integruar, duke filluar këtu edhe mesat tjera të cilat në vazhdimësi në bashkëpunim me komuant me pushtetin lokal, njëkohësisht edhe me institucionet tjera do ti ndjekim me qëllim të ndikojmë në uljen e ndotjes së ajrit”.

Hoxha po ashtu theksoi se janë të fokusuar edhe në planet afatgjata për luftimin e ndotjes së ajrit, duke veçuar si një nga problemet kryesore mënyrën e ngrohjes së amvisërive gjatë muajve të dimrit.

MUHAMET HOXHA, MINISTËR I MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

“Duke përfshirë këtu edhe në pjesën e komunikacionitm pjesën e amvisërive dhe ngrohjes individuale, ku përfshinë institucionet i realiziojnë projektet edhe ndrimin e mënyrës së ngrohjes nëpër institucione. Në këtë fazë kemi diku rreth 70 institucione, të cilat janë të parapara me projekt për ndrimin e mënyrës së ngrohjes nga jo-ekologjike në ekologjike”.

Ndërkaq, në konferencën e sotme për media, ministri Hoxha prezantoi edhe pesë modulet e iniciativës „Kthesa e gjelbër përmes digjitalizimit“, të cilat synojnë rritjen e transparencës, thjeshtimin e procedurave administrative dhe përmirësimin e menaxhimit të të dhënave dhe proceseve që lidhen me mjedisin jetësor. Sipas Hoxhës, digjitalizimi nuk është vetëm çështje teknologjike, por edhe instrument për sigurimin e transparencës dhe drejtësisë, duke kufizuar mundësitë për fshehje dhe duke rritur efikasitetin e sistemit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING