VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Grupi parlamentar i VLEN-it ka dorëzuar propozimligjin për kalimin nga angazhimi me kontrata në punësim të përhershëm për të angazhuarit në institucionet publike që plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj.

MARKETING

Shik.mk

Sipas njoftimit të VLEN-it, propozimligji synon të zgjidhë çështjen e mijëra punonjësve që prej vitesh janë angazhuar me kontrata të përkohshme, pa pasur siguri për vazhdimin e tyre.

Nisma parasheh që kalimi në punësim të përhershëm të realizohet në faza, në përputhje me afatet e përcaktuara në propozimligj. Gjithashtu, parashikohen masa për mbrojtjen e të angazhuarve gjatë procedurës, kontrollin e mjeteve financiare dhe kufizimin e praktikës së mbajtjes së punonjësve për vite me kontrata të përkohshme.

Nga VLEN-i theksojnë se synimi i kësaj nisme është garantimi i sigurisë në punë dhe trajtimi i barabartë i punonjësve që plotësojnë kriteret ligjore.

Deputetët e VLEN-it kanë bërë të ditur se do të angazhohen për miratimin e propozimligjit. Megjithatë, punësimi i përhershëm do të varet nga miratimi i tij dhe zbatimi i procedurave të parapara me ligj.

MARKETING