Grupet e Gjeneratës Z në Gjermani bëjnë thirrje për protesta në 23 qytete kundër shkurtimeve dhe rekrutimit ushtarak

Grupet e Gjeneratës Z në Gjermani bëjnë thirrje për protesta në 23 qytete kundër shkurtimeve dhe rekrutimit ushtarak

Sipas organizatorëve të një nisme të Gjeneratës Z, më shumë se 140.000 nxënës, studentë dhe të rinj janë regjistruar online për protesta të njëkohshme që do të mbahen të shtunën në 23 qytete gjermane, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

sipas faqes së tij të internetit, grupi “Gen Z steht auf” (Gjenerata Z çohet në këmbë) do të organizojë aktivitetet kryesore në Berlin, Hamburg, Mynih, Frankfurt dhe Këln, ndërsa do t’u bashkohet edhe aksioneve lokale në 18 qytete të tjera.

Organizatorët raportuan se Këlni ka regjistruar numrin më të madh të zotimeve online për pjesëmarrje, me më shumë se 12.000 persona, i ndjekur nga Frankfurti me pak më pak se 11.000, Hamburgu dhe Berlini me më shumë se 8.000 secili, si dhe Mynihu me afro 7.000.

Demonstratat pritet të fillojnë në orën 14:00 me kohën lokale, nën sloganin “E ardhmja jonë është në duart tona”. Ato do të përqendrohen te shkurtimet në arsim dhe shpenzimet sociale, rritja e kostos së jetesës dhe planet e qeverisë për rekrutimin e detyrueshëm ushtarak.

Në dokumentin e qëndrimit të saj, nisma bën thirrje për një politikë që investon në arsim, siguri sociale, kujdes shëndetësor dhe jetesë të përballueshme, në vend që të bëhen kursime në kurriz të brezit të ri.

“Ne jemi të rinj që nuk duam më të qëndrojmë e të shohim se si merren vendime për të ardhmen tonë pa u dëgjuar zëri ynë. 31 tetori është vetëm fillimi”, thanë organizatorët.

Bashkëthemeluesi i nismës “Gen Z steht auf”, Akram Selo, theksoi se demonstratat do të zhvillohen në mënyrë paqësore, duke theksuar se grupi distancohet qartë nga çdo formë dhune.

Tabloidi Bild, duke cituar burime të sigurisë, raportoi se policia në mbarë vendin ka marrë tashmë urdhra për dislokimin e forcave dhe ka caktuar vendet e angazhimit për 31 tetorin. Oficerët do të mbrojnë gjithashtu objektet veçanërisht të cenueshme.

Gazeta raportoi se në qytetet e mëdha, pritet që topat e ujit dhe automjetet e blinduara të jenë në gatishmëri, ndërsa do të dislokohen disa qindra policë.

Demonstratat do të monitorohen nga ajri me helikopterë dhe nëse është e nevojshme me dronë policorë. Sipas raportimit, planet përfshijnë gjithashtu ndalimin në stacione hekurudhore të grupeve ekstremiste të prirura ndaj dhunës dhe ndarjen e tyre nga grupet e udhëtarëve.

MARKETING