(VIDEO) Edhe 9 të akuzuar për tragjedinë në diskotekën “Puls”
Prokuroria Themelore Publike ndjek penalisht edhe 9 persona të rinj që kanë lidhje me diskotekën “Puls” në Koçan. Sipas Prokurorisë inspektorët tatimor kanë marrë ryshfet syze dhe orë dore për të fshehur evazionin fiskal. Ata akuzohen për veprat penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”, “Zbulim të sekretit zyrtar” dhe “Falsifikim të dokumentit zyrtar”, kontrollet e Drejtorisë së të Ardhurave Publike në diskotekën “Puls” në Koçan dhe në kompani të tjera të lidhura me të.
Aktakuza për veprën penale “Pranim të ryshfetit” është ngritur kundër dy kontrollorëve tatimor , prej të cilëve njëri është i akuzuar për dy vepra të këtilla. Ato nga personi i tretë, i akuzuar për “Dhënie të ryshfetit”, kanë kërkuar dhe marrë syze dhe një orë dore, me qëllim që ta informojnë atë për kontrollet e jashtëzakonshme të paparalajmëruara në kompanitë ku ai ka qenë person përgjegjës.
Prokuroria Themelore Publike
“Edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm se sipas ligjit nuk guxojnë të ndajnë informacione në lidhje me procedurën tatimore, i akuzuari i parë megjithatë e ka informuar të akuzuarin e tretë përmes viberit për veprimet e DAP dhe MPB-së në lidhje me kompanitë e përmendura, duke kryer edhe veprën penale ‘Zbulim të sekretit zyrtar’”.
Të njejtit akuzohen edhe për veprën penale ‘’Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, sepse gjatë kontrollit në subjektin juridik në të cilin përson përgjegjës ka qenë i akuzuari i tretë, më 6 mars 2024, kanë konstatuar parregullësi tatimore dhe fitim të paregjistruar, por në procesverbal nuk kanë zbuluar shënuar paligjshmërinë. Me këtë buxhetit të shtetit i kanë shkaktuar dëm prej 98 400 denarësh, të cilat kanë mbetur si gjobë e papaguar tek shkelësi. Me qëllim që fsheh parregullësitë e konstatuara gjatë kontrollit, i akuzuari i dytë ka kryer vepër penale “Falsifikim të dokumentit zyrtar”, gjegjësisht e ka falsifikuar raportin zyrtar të kontrollit.
Prokuroria Themelore Publike
“Kundër 4 kontrolluesëve tjerë tatimor dhe inspektorë, deri te gjykata është paraqitur propozim akuzë për vepra penale ‘Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar’. Ata kanë kryer kontrolle te subjektet juridike te të cilët pronar real paraqitet i akuzuari i gjashtë, babai i personit të akuzuar më herët për dhënie ryshfeti”.
Prokuroria sqaroi se parregullësitë e konstatuara, ata nuk i kanë evidentuar dhe i kanë falsifikuar raportet për kontrollet e bëra, ndërsa në kryerjen e parregullsive ka ndihmuar edhe vetë pronari real, i cili është i akuzuari i gjashtë.
Edhe 4 persona tjerë akuzohen për “Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, 2 për ndërprerje të procedurës përshkak të vjetërsimit ndërsa për dy të tjerët është konstatuar se nuk kanë kryer veprime që përbëjnë veprën e përmendur apo ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare.
Zjarri në diskotekën Puls shpërtheu më 16 mars të vitit 2025, gjatë të cilit jetën e humbën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

