(VIDEO) Debat në TV Shenja, Mexhiti thotë se me VMRO-në i kanë punët mirë
Bashkëpunimi ndërmjet VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së, për më shumë se dy vjet qeverisje është i mir, por ekzistonë hapësirë për përmisim edhe më shumë edhe më mirë. Këtë e deklaroi në emision “Debat në Shenja” bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti. Ai tha se gjatë dy viteve të bashkëpunimit ka pasur edhe përplasje dhe dallime në qëndrime, por sipas tij, Qeveria ka treguar kapacitet demokratik për t’i zgjidhur situatat përmes komunikimit dhe argumenteve.
IZET MEXHITI, BASHKËKRYETAR I VLEN-IT
“Mirë, por me pretendime që ta bëjmë edhe më mirë. Dy vite bashkëpunojmë. Ka raste edhe kur ka përplasje, ka edhe mendime ndryshe, por Qeveria ka demonstruar kapacitet demokratik, që di t’i zgjidhë situatat me komunikim, me argumentim. Unë mund ta vlerësoj si mirë, por me pretendime që ta bëjmë edhe më mirë”.
Në këtë emision, Mexhiti komentoi edhe rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë, duke theksuar se kandidimi për herë të parë i një kandidati nga fshati Tenovë ka sfiduar një traditë lokale, sipas së cilës kandidati duhej të vinte nga Çellopeku, fshati më i madh në komunë. Megjithatë, Mexhiti tha se tha se në raundin e dytë, VLEN-i do ta përkrahë kandidatin e AKI-së, Arkin Jahiji, i cili në garë është me kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski.
IZET MEXHITI, BASHKËKRYETAR I VLEN-IT
“Kështu siç është, mendojë që është e mjaftueshme ajo, që kandidati jonë shkojë e ja urojë dhe i ofrojë mbështetje, pra e mbështesim, po”.
Ndërkaq, sa i përket ndryshimet e mundshme në Kodin Zgjedhor, bashkëkryetari i VLEN-it, shprehi mbështetjen për votimin e diasporës dhe listat e hapura. Mexhiti tha se, sipas tij, modeli me tri njësi zgjedhore do të ishte më i favorshëm për votat shqiptare, por theksoi se VLEN-i është i hapur edhe për kompromise lidhur me ndryshimet zgjedhore.
Samir Mustafa /SHENJA/

