Asani shënon sërish në Iran, futet në garën për “Këpucën e Artë”!

Asani shënon sërish në Iran, futet në garën për “Këpucën e Artë”!

Jasir Asani po kalon një formë të shkëlqyer në Iran, duke vijuar të shënojë rregullisht me fanellën e Esteghlalit, si në kampionat, ashtu edhe në Champions League Aziatike.

MARKETING

Shik.mk

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti sërish rrugën e rrjetës në sfidën e javës së 10-të të kampionatit. Në minutën e 29-të, Asani mori topin në qendër dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar Esteghlal-in në avantazh.

Pavarësisht se nuk u preferua nga trajneri Maran, sulmuesi kuqezi po përgjigjet në fushë me paraqitje dhe gola të rëndësishëm.

Ky ishte goli i katërt i Asanit këtë sezon, ndërsa numëron edhe një asist. Me këto statistika, ai po i afrohet garës për “Këpucën e Artë”, ku golashënuesi më i mirë aktualisht ka realizuar pesë gola.

MARKETING