Trump akuzon Iranin se po rrit çmimet e naftës para zgjedhjeve të mesmandatit

Trump akuzon Iranin se po rrit çmimet e naftës para zgjedhjeve të mesmandatit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin se po përpiqet të rrisë çmimet globale të naftës përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

“Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimin e naftës përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Ata po shpikin edhe sulme të rreme, mina dhe gjithçka tjetër, sepse tani po kalon më shumë naftë përmes Ngushticës së Hormuzit sesa edhe para fillimit të konfliktit”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Ai akuzoi autoritetet iraniane se vazhdojnë të vrasin protestues dhe persona të tjerë që kundërshtojnë qeverinë, duke pretenduar se 75.000 protestues kanë humbur jetën në më pak se shtatë muaj.

“Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore dhe nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, tha ai.

MARKETING