Dasho Veizaj: Shqetësimet e studentëve në Shqipëri duhen dëgjuar, por kur i ftojmë në tryezë, nuk flasin
Dasho Veizaj, kryetar i Këshillit Kombëtar të Rinisë së Shqipërisë, në emisionin “Debat në Shenja” ka komentuar situatën në Tiranë dhe protestat e studentëve, duke theksuar se shqetësimet e të rinjve duhet të dëgjohen dhe se institucionet janë të gatshme të komunikojnë me ta, por se ata nuk flasin kur thirren për të parashtruar kërkesat.
“Është e tmerrshme ta shohësh Tiranën të digjet në atë formë. Shqetësimet e studentëve, pa dyshim, duhen dëgjuar. Ne jemi bashkë me të rinjtë dhe i dëgjojmë problematikat e tyre. Ne i kemi thirrur studentët, përfaqësuesit, në takime. Studentët na vijnë në tryezë, na shikojnë e nuk thonë asgjë”, u shpreh Veizaj.

