Si nisën protestat e dhunshme në Shqipëri? përgjigjet profesoresha Senada Memeti

Si nisën protestat e dhunshme në Shqipëri? përgjigjet profesoresha Senada Memeti

Senada Memeti, profesoreshë universitare nga Shqipëria, në emisionin “Debat në Shenja”, ka folur për protestat që ndodhin në Shqipëri  u nxitën nga protestat “Flamingo”.

MARKETING

Shik.mk

“Pamjet që transmetuat ishin shumë të trishta, i kam ndjerë. Unë kam marrë pjesë që në ditën e parë kur ka nisur protesta e Flamingove. Jam e vetëdijshme se mozaiku i asaj proteste është i larmishëm. Shkëndijën, këto ngjarje të fundit e kishin nga ngjarja e Zvërnecit, për të mbrojtur tokën shqiptare, meqenëse Shqipëria po shitej, po copëtohej”, u shpreh Memeti.

E pyetur nga gazetari se nga kush po rrezikohej toka shqiptare, Memeti iu referua konfliktit në Zvërnec për ndërtimin e një resorti. Sipas saj, përplasja lidhet me grabitjen e pronës dhe kundërshtimin e ndërtimit të resortit, në një kohë kur jugu i Shqipërisë është mbushur me resorte dhe betonizim pa kriter. Ajo theksoi gjithashtu se bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur.

MARKETING