Për çfarë protestojnë studentët në Shqipëri? Përgjigjet aktivisti Hamza Nuhiu

Për çfarë protestojnë studentët në Shqipëri? Përgjigjet aktivisti Hamza Nuhiu

Hamza Nuhiu, aktivist, në emisionin “Debat në Shenja”, ka deklaruar se protestat e studentëve nuk duhet të shihen si kundërshtim ndaj pushtetit, por si një kërkesë për kushte më të mira dhe perspektivë për të ardhmen në Shqipëri.

MARKETING

Shik.mk

“Studentët nuk janë kundërshtarë të pushtetit. Studentët janë e ardhmja e shtetit dhe po protestojnë për të ardhmen”, u shpreh Nuhiu.

Ai theksoi se shqetësimet e studentëve lidhen me kushtet e studimit, mundësitë për punësim, inflacionin dhe infrastrukturën, duke shtuar se këto janë kërkesa themelore dhe jo pretendime të tepruara.

“E ardhmja janë kushtet, mundësitë për punësim, inflacioni i tepërt që ndodh në Shqipëri kohë pas kohe. E kam përjetuar edhe vetë dhe e di. Edhe kushtet infrastrukturore janë gjëra themelore. Nuk kërkojmë botën e çudirave”, deklaroi Nuhiu në “Debat në Shenja”.

MARKETING