Irani thërret ambasadorin gjerman për shkak të “përsëritjes së akuzave të pabaza”

Irani thërret ambasadorin gjerman për shkak të “përsëritjes së akuzave të pabaza”

Zyrtarët iranianë kanë thirrur ambasadorin gjerman në Iran, Axel Dittmann, për shkak të “përsëritjes së akuzave të pabaza nga autoritetet gjermane” kundër Teheranit, raportoi të hënën agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Dittmann është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Iranit nga Alireza Yousefi, zëvendësministër i Jashtëm dhe drejtor i përgjithshëm për Evropën Perëndimore, i cili i ka përcjellë protestën e Iranit, raportoi agjencia.

Yousefi “theksoi se ngritja e akuzave të sigurisë kundër Iranit ka qenë një praktikë e kahershme e regjimit sionist dhe e disa vendeve perëndimore kundër Iranit”, shtoi agjencia.

Veprimi i Iranit erdhi pasi Gjermania thirri më herët të hënën ambasadorin iranian, duke e akuzuar Teheranin për planifikimin e atentateve ndaj figurave pro Izraelit dhe duke i dënuar planet e pretenduara me termat më të ashpër të mundshëm.

“Ne nuk i tolerojmë sulmet ndaj jetës hebraike dhe ndaj atyre që e mbrojnë atë, askund dhe sigurisht jo në Gjermani”, tha Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë në rrjetet sociale.

MARKETING