(VIDEO) Dizeli shtrenjtohet për dy denarë, Qeveria bisedon me OKTA-n

(VIDEO) Dizeli shtrenjtohet për dy denarë, Qeveria bisedon me OKTA-n

Çmimi i ri i dizelit dhe i vajit ekstra të lehtë, i cili do të hyjë në fuqi nga mesnata, pësëri do t’i sfidojë xhepat e qyetarëve, pasi të njejtat  do të rriten për 2 denarë për litër, ndërsa në anën tjetër,  çmimi i benzinës do të ulet për 2,5 denarë për litër. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, një litër naftë do të kushtojë 99 denarë për litër, ndërsa  benzina BS-98, do të kushtojë 100,5 denarë për litër, kurse  benzina BS-95, do të shitet për  98,5 denarë për litër dhe vaji ekstra i lehtë për amviseri nga nesër do të shitet për 110.5 denarë për litër.

MARKETING

Shik.mk

E, për të zbutur këtë shtrejtim, numri një i qeverisë, Hristijan Mickoski, informoi se çmimi i dizelit mund të ulet nga nesër, nëse Qeveria arrin marrëveshje me “OKTA”-n për zbritje prej dy denarësh për litër.  Ai tha se negociatat janë në fazën përfundimtare, ndërsa pret që marrëveshja të arrihet së shpejti.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“ Sot kemi seancë qeveritare dhe vazhdojnë negociatat me furnizuesin OKTA për zbritje shtesë. Mendoj se jemi afër arritjes së një zgjidhjeje për uljen e çmimit edhe për dy denarë për litër, të paktën te dizeli”.

Megjtihatë, Mickoski vazhdonë të mburret se çmimet e derivate të naftës në Maqedoninë e Veriut janë më të ulta në rajon. Kujtojmë se çmimi i naftës së papërpunuar Brent në bursat ndërkombëtare ka shënuar rënie gjatë ditës, duke zbritur në rreth 107 dollarë për fuçi.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING