(VIDEO) Zgjedhjet në Bërvenicë, përplasen LSDM dhe VMRO

(VIDEO) Zgjedhjet në Bërvenicë, përplasen LSDM dhe VMRO

LSDM-ja opozitare ka reaguar sot në lidhje me procesin zgjedhor në Bervenicë. Sipas tyre, VMRO-ja publikoi rezultatet e votimit të të sëmurëve në Bërvenicë para se të hapeshin kutitë, duke përdorur të njëjtat metoda si Gruevski. Zëdhënësja e kësaj partie, Bogdanka Kuzeska tha se, menjëherë pas votimit, të shtunën, profilet e VMRO-së-në rrjetet sociale i publikuan shifrat.

MARKETING

Shik.mk

Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së

„Ata e dinin se çfarë kishte në kutitë e vulosura para se ato të hapeshin dhe para numërimit zyrtar nga komisioni. Në ‘bombat’ e vitit 2015 dëgjohej pikërisht kjo: ushtrim presioni, njerëz të kapur për dore që i çonin për të votuar, kontroll i grupeve të cenueshme dhe subvencione të kushtëzuara me votën. Atëherë sistemi i Gruevskit e bënte këtë hapur. Tani, nën drejtimin e hajdutit Mickoski, i njëjti sistem funksionon vetëm nën radar. Ata e dinë se çfarë ka në kuti para se ajo të hapet“.

Ndërkaq për VMRO-në, rezultatet e raundit të parë janë një tregues i qartë i besimit që qytetarët ia dhanë kandidatit të tyre.

Dragan Kovaçki, VMRO – DPMNE

“Përpara kemi raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 1 nëntor. Në të hyjmë me një epërsi të madhe, me energji pozitive, me motivim edhe më të madh dhe me bindjen e fortë se qytetarët do ta konfirmojnë sërish besimin e tyre. Synojmë një fitore bindëse në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe zgjedhjen e Stojanço Radiçevskit si kryetar i Komunës së Brvenicës”.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmjen e së dieles publikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme lokale për kryetarin e ri të komunës, të cilat u mbajtën dje në Komunën e Brvenicës. Sipas të dhënave nga 100 për qind e vendvotimeve të përpunuara, më shumë vota mori Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE, me 2.943 vota. Në vendin e dytë është kandidati i „Aleancës Kombëtare për Integrim“, të udhëhequr nga BDI-ja, Arkin Jahiu, me 2.152 vota. Në vendin e tretë renditet Jakup Useini nga VLEN-i, me 1.528 vota.

Dy kandidatët që fituan më shumë vota, përkatësisht kandidati i VMRO-së dhe ai i AKI-t do të përballën më 1 nëntor në raundin e dytë zgjedhor për këtë komunë.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING