12 provime në shqip, dy në maqedonisht, Ademi: “Nga një zgjidhje gjysmake, arritëm një hap përpara”
Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, pas takimit me ministrinë e Drejtësisë, ka deklaruar se atyre u është ofruar një zgjidhje që 12 provime të jepen në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën maqedonase.
“Kjo që u arrit me një fjalë sot ishte, do ta kushtëzoja dhe do t’i thoja si një fitore e Lëvizjes Studentore dhe gjithë atyre që kanë dalë. Nga një zgjidhje gjysmake që u ofrua në fillim, u ofrua një zgjidhje prej 12 provimeve në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën maqedonase. Fatkeqësisht insistohet ende për dërgesën e kësaj në Komisionin e Venecias, fatkeqësisht insistohet që kjo të miratohet në Kuvend dhe në këtë mënyrë nuk respektohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Ne e bëmë të qartë gjatë takimit me ministrin Shasivari që provimi i jurisprudencës të jetë 100% dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve të zbatohet”, ka deklaruar Ademi.
Ademi tha se ata nuk janë ndalë vetëm në provimin e jurisprudencës por se kanë parashtruar pyetje edhe për provimet tjera që duhet të mbahen në gjuhën shqipe.
“Fatkeqësisht nuk ka ende asnjë hap në këtë drejtim. Shpresoj që opinioni i gjërë ta kuptoje se na kanë shkuar tre vite me koleg dhe studentë duke u takuar me figura të ndryshme për të arritur diçka jo të plotë. Fatkeqësisht kjo është realiteti ku unë jetoj në Maqedoninë e Veriut”, tha Ademi, raporton SHENJA.

