Bujar Osmani: Bërvenica është vetëm fillimi, vullneti i shqiptarëve që e injoruat dje, sot po kthehet për t’ju kërkuar llogari
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në Bërvenicë.
Sipas informacioneve jozyrtare, kandidati i Frontit Evropian Arkin Jahiji ka fituar kundrejt kandidatit të partisë VLEN, Jakup Hiseini, ndërsa në raundin e dytë, do të përballen me kandidatin e VMRO-së.
Osmani shkruan se Bërvenica është vetëm fillimi.
“Bërvenica është vetëm fillimi: vullneti i shqiptarëve që e injoruat dje, sot po kthehet për t’ju kërkuar llogari. Urime”, ka shkruar Osmani, raporton SHENJA.

