(VIDEO) Protestat në Shqipëri, policia qëllon me plumba gome, tensione në disa qytete

(VIDEO) Protestat në Shqipëri, policia qëllon me plumba gome, tensione në disa qytete

Sot mbahet dita e pestë e protestave që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Vëmendja është përqendruar sërish te Ministria e Arsimit, aty ku protestuesit kanë paralajmëruar grumbullimin e tyre, ndërsa në këtë mobilizim janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora. Tensionet janë rritur gjatë protestës që po zhvillohet para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë vijuar. Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë nga autobotët, ndërsa janë përdorur edhe shpërqendrues. Policia ka nisur të gjuajë me plumba gome drejt protestuesve. mediat shqiptare raportojnë se një prej efektivëve i vendosur prane Ministrisë së Arsimit ka qëlluar me një pushkë të posaçme për plumba gome drejt qytetarëve në protestë. Një prej protestuesve është goditur në gjoks me një plumb gome.

MARKETING

Shik.mk

Paralelisht me Tiranën kanë filluar protestat edhe në qytete të tjera, kryesisht në Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan….edhe në këto qytete ka mes protestuesve dhe policisë.

Protesta e sotme vjen pas katër ditësh të shoqëruara me tensione, përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve në kryeqytet. Protestat nisën të martën, fillimisht me bojkotimin e mësimit nga nxënës dhe studentë, por më pas u përshkallëzuan, duke u shtrirë edhe në qytete të tjera. Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në qendër të revoltës janë edhe akuzat për korrupsion dhe kërkesat për ndryshime në arsim. /SHENJA/

 

 

 

MARKETING