Pushtuesit izraelitë sulmojnë vjelësit e ullinjve në Bregun Perëndimor, u vënë zjarrin 3 automjeteve
Pushtuesit izraelitë sulmuan sot vjelësit palestinezë të ullinjve në veri të Ramallahut, në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor të okupuar, duke dhunuar fermerët dhe duke u vënë zjarrin tri automjeteve, raporton Anadolu.
Burimet i thanë Anadolu-s se një grup pushtuesish sulmoi palestinezët që po vjelnin ullinj në vendbanimin Turmus Ayya dhe dhunoi fizikisht disa fermerë. Pushtuesit gjithashtu u vunë zjarrin tri automjeteve të palestinezëve dhe sulmuan periferinë e vendbanimit, shtuan burimet.
Të hënën, Komisioni Palestinez për Rezistencën ndaj Kolonizimit dhe Murit njoftoi se kishte dokumentuar 136 sulme të lidhura me sezonin e vjeljes së ullinjve, të kryera nga forcat izraelite dhe pushtuesit që nga fillimi i tetorit.
Sipas komisionit, incidentet përfshinin rrahje, dëbime, frikësim, të shtëna me armë zjarri, përdorim të gazit lotsjellës dhe arrestime. Ato përfshinin vjedhjen e ullinjve dhe pajisjeve të vjeljes si dhe dëmtimin e pemëve, duke u shkaktuar humbje fermerëve dhe duke ua kufizuar qasjen në tokat bujqësore.
Sulmet e forcave izraelite dhe të pushtuesve ndaj palestinezëve dhe pronës së tyre në të gjithë Bregun Perëndimor të okupuar, përfshirë Kudsin Lindor, janë intensifikuar që nga fillimi i gjenocidit të Izraelit në Gaza, në tetor të vitit 2023.

