Gashi dhe Kurtulmuş diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në kuadër të konferencës në Romë, ka zhvilluar një takim me homologun turk, Numan Kurtulmuş, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Në kuadër të Konferencës Europiane të Kryetarëve të Parlamenteve në Romë, zhvillova takim bilateral me z. Numan Kurtulmuş, Kryetar i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë.
Gjatë takimit riafirmuam miqësinë tradicionale ndërmjet dy vendeve tona dhe diskutuam mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe për shkëmbimin e përvojave në fusha me interes të përbashkët.
Vlerësova partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, duke shprehur përkushtimin për avancimin e mëtejshëm të tij në frymën e besimit dhe respektit të ndërsjellë”, ka shkruar Gashi.

