(VIDEO) Kasami: Javën tjetër do të takohemi me kryeministrin

(VIDEO) Kasami: Javën tjetër do të takohemi me kryeministrin

Rrokada, plotësime dhe emërime të reja pritet të ndodhin javën e ardhshme në dikasteret shtetërore të eshallonit të dytë dhe të tretë. Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet takimi i radhës me kryeministrin Hrisitjan Mickoskin, ku pritet të diskutohen çështje që lidhen me plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave, si dhe me emërimet në pozitat e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet ku ka nevojë për plotësim ose zëvendësim të tyre.

MARKETING

Shik.mk

BILALL KASAMI, BASHKËKRYETAR I VLEN-IT

“Besoj që brenda javës tjetër do të jetë takimi i radhës me kryeministrin dhe njëherësh kryetarin e VMRO-së si partner të koalicionit, ku do të bashkëbisedojmë për këto tema, pra edhe për zëvendësministrat dhe plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave, por njëherësh edhe për çështjet e tjera, më konkretisht për drejtorët dhe zëvendësdrejtorët, aty ku duhet plotësuar dhe aty ku duhet të bëhet zëvendësimi i tyre”.

Kujtojmë se më 14 korrik të këtij viti, kuvendi miratoi rikonstruimin e Qeverisë, me ç’rast u zëvendësuan tetë ministra: Igor Filkov me Jeton Shasivarin në Drejtësi, Azir Aliu me Sasho Klekovskin në Shëndetësi, Cvetan Tripunovski me Borçe Serafimovskin në Bujqësi, Fatmir Limani me Gjoko Velkovskin në Politikë Sociale, Ivan Stoilkoviq me Agon Feratin në Marrëdhëniet ndërmjet Komuniteteve, Zlatko Perinski me Ivan Stoilkoviqin në Vetëqeverisje Lokale, Zoran Ljutkov me Sedat Sulejmanin në Kulturë dhe Turizëm, si dhe Shaban Saliu me Erxhan Demirin në pozitën e ministrit pa portofol. Tashmë, në fokus janë ndryshimet e mundshme në eshallonin e dytë dhe të tretë të pushtetit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING