(VIDEO) Snopçe kërkon çerdhe për Studeniçanin, ministri premton se do ta bëjë

(VIDEO) Snopçe kërkon çerdhe për Studeniçanin, ministri premton se do ta bëjë

Studeniçani, komunë prej rreth 22 000 banorësh dhe me rreth 2577 fëmijë të grupmoshës parashkollore nuk e kanë asnjë çerdhe. Këtë çështje e ngriti deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në seancën për pyetje deputetësh. Ndërsa, sipas tij, problemi bëhet edhe më i madh kur gjatë rebalansit të buxhetit nuk u pranua amendamenti i deputetëve të opozitës për miratimin e projektit për çerdhe për 55 fëmijë.

MARKETING

Shik.mk

Halil Snopçe, deputet i Aleancës për Shqiptarët

“Si është e mundur që komuna e Studeniçanit, një komunë në periferi të kryeqytetit me rreth 22 000 banorë dhe të mos ketë asnjë çerdhe publike funksionale. Sipas profilit të popullsisë së fëmijëve të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave, për Studeniçanin janë evidentuar 2577 fëmijë në grupmoshat e analizuara, ndërsa numri i fëmijëve të regjistruar në institucionet parashkollore në Studeniçan është zero”.

Ministri i Politikës, Sociale Gjoko Vellkovski premtoi se deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie, në Studeniçan do të ndërtohen dy çerdhe.

Gjoko Vellkovski, zv/ministër i Punës dhe Politikës Sociale

“Në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Studeniçanit, tashmë dy objekte po përgatiten sepse duhet të përgatitet dokumentacioni i plotë teknik për dy vendbanime ku do të ndërtohen këto dy kopshte. Unë si ministër drejtëpërdrejtë marrë pjesë në zgjidhjen e problemit me pronën që ta rrumbullaksojmë këtë proces. Njëra parcel veçmë është zgjidhur. Për tjetrën duhet të përfundojnë procedurat administrative. Dy çerdhe në komunën e Studeniçanit deri në fund të mandatit do të jenë realitet”.

Ndërsa, shtoi se amendamenti për çerdhe është refuzuar për shkak se tani janë duke u zgjidhur procedurat pronësore dhe çerdhet nuk mund të nisin të ndërtohen menjëherë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING