AUV sekuestron dy ton ushqim nga një treg i gjelbër në Shkup

AUV sekuestron dy ton ushqim nga një treg i gjelbër në Shkup

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal të Bashkisë së Shkupit dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ka zhvilluar sot një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në tregun e gjelbër në lagjen Hasanbeg të Shkupit, ku janë sekuestruar rreth dy tonë ushqime të pasigurta të llojeve të ndryshme.

MARKETING

Shik.mk

Aksioni kishte për qëllim kontrollin e kushteve të shitjes së ushqimeve dhe verifikimin e respektimit të rregullave ligjore për ruajtjen dhe qarkullimin e sigurt të tyre.

Sipas AUV-së, gjatë inspektimit është konstatuar se ushqimet shiteshin jashtë hapësirave të përcaktuara për këtë qëllim dhe në kushte johigjienike, duke rritur rrezikun për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.

Ushqimet e sekuestruara janë larguar nga qarkullimi, ndërsa shërbimet kompetente inspektuese do të vazhdojnë të ndërmarrin masa në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.

Nga AUV bëjnë të ditur se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë, si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe garantimit të sigurisë së ushqimeve në treg.

Agjencia u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ushqimorë që të respektojnë detyrimet ligjore dhe të sigurojnë kushte të përshtatshme higjienike gjatë trajtimit, ruajtjes dhe shitjes së ushqimeve.

Siguria ushqimore dhe mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve mbeten prioritet i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, theksohet në njoftimin e institucionit.

MARKETING