Kryetari i Dijanetit turk, Arpagush priti në takim kryetarin Bashkësisë Islame në Serbi, Dudiç

Kryetari i Dijanetit turk, Arpagush priti në takim kryetarin  Bashkësisë Islame në Serbi, Dudiç

Kryetari i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Safi Arpaguş,
priti në takim Kryetarin e Bashkësisë Islame në Serbi, Dr. Mevlud Dudiç.

MARKETING

Shik.mk

Gjatë takimit, Arpagush e falënderoi Dudiçin për vizitën dhe e përgëzoi për bashkimin e institucioneve fetare islame në Serbi nën një organizim të vetëm. Nga ana e tij, kryetari i Bashkësisë Islame në Serbi, Mevlud Dudiç, theksoi se gjatë qëndrimit të tyre në Turqi ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë në procesin e bashkimit të institucioneve fetare islame në Serbi nën një strukturë të vetme, pas 19 vitesh.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit institucional ndërmjet Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) dhe Meşihatit të Bashkësisë Islame në Serbi.

Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Dijanetit, Fatih Mehmet Karaca, si dhe drejtori i Përgjithshëm për Marrëdhënie me Jashtë, Ensari Yentürk.

MARKETING