(VIDEO) Çdo i 18-ti punonjës në shkolla ka qenë viktimë e ngacmimit seksual

(VIDEO) Çdo i 18-ti punonjës në shkolla ka qenë viktimë e ngacmimit seksual

Hulumtimi i realizuar nga Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, në kuadër të projektit ‘VIOLET’, i realizuar me 1.057 të punësuar në 26 shkolla në mbarë Maqedoninë së Veriut, ka treguar se gratë janë deri në 4,6 herë më shpesh të prekura nga ngacmimi seksual, ndërsa personeli teknik është pothuajse tri herë më i ekspozuar ndaj këtij fenomeni sesa mësimdhënësit. Komisioni ka njoftuar, çdo i 18-ti punonjës në shkollat e Maqedonisë së Veriut është përballur me ngacmim seksual, ndërsa personeli teknik është gati tri herë më i rrezikuar se mësimdhënësit.

MARKETING

Shik.mk

KOMISIONI PËR PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

“Ngacmimi seksual është diskriminim i ndaluar me ligj. Nëse e përjetoni ose jeni dëshmitarë të tij, nuk jeni vetëm. Raportojeni në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

Sipas Komisionit, çdo i 11-ti punonjës i personelit teknik, përkatësisht 9 për qind e tyre, ka deklaruar se ka përjetuar prekje të padëshiruar. Ata thonë se shkolla duhet të jetë një vend i sigurt jo vetëm për nxënësit, por edhe për secilin që punon aty dhe se ngacmimi seksual nuk është shaka dhe as problem privat. Po ashtu, Komisioni thekson se, në përputhje me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, ngacmimi seksual përbën një formë diskriminimi, ndërsa sic thonë ata, punëdhënësi ka detyrim të ndërmarrë masa për parandalimin e tij. Nga ky institucion bëjnë të ditur se, në kuadër të projektit “Violet”, gjatë muajve të ardhshëm do të realizohen edhe fushata mediatike me qëllim rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit për ngacmimin seksual, mënyrat e identifikimit të tij dhe procedurat e raportimit.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

 

MARKETING