Ambasada e RMV-së bën thirrje për kujdes në Arabinë Saudite
Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi ka lëshuar apel për vigjilencë dhe kujdes të shtuar, si dhe për respektimin e protokolleve të sigurisë, drejtuar të gjithë shtetasve që qëndrojnë në Arabinë Saudite, veçanërisht në Riad. Apeli vjen pas sulmit të rebelëve Huthi ndaj aeroportit në Riad, që përshkallëzoi situatën e sigurisë. Nga sulmi raportohet për të paktën 12 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur, ndërsa autoritetet saudite paralajmëruan kundërpërgjigje. /SHENJA/

