(VIDEO) Kryeterroristi Milan Radoiçiq shfaqet аfër djalit të Vuçiqit

(VIDEO) Kryeterroristi Milan Radoiçiq shfaqet аfër djalit të Vuçiqit

Udhëheqësi i grupit të terroristëve serbë, Milan Radoiçiq, është shfaqur pranë djalit të ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Danilos, në një tubim fushate zgjedhore të partisë së Vuçiqit në Kragujevc të Serbisë.

MARKETING

Shik.mk

Radoiçiq është një nga 44 të akuzuarit nga prokuroria e Kosovës për terrorizëm në lidhje me sulmin e shtatorit ë vitit 2023 nga persona të armatosur serb në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Radoiçiq pranoi përgjegjësinë për sulmin, por Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk po pranon ta dorëzojë atë për gjyq.

Kosova ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar kundër Radoiçiqit, i cili ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, parti e dirigjuar nga Beogradi.  /SHENJA/

MARKETING