(VIDEO) Automjete dhe kontenjierë të rinj për “Higjienën Komunale”

(VIDEO) Automjete dhe kontenjierë të rinj për “Higjienën Komunale”

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se mjetet e specializuara, të destinuara për Ndërrmarjen Publike “Higjiena Komunale”, tashmë i janë dorëzuar Qytetit të Shkupit. Ai sqaroi se pas përfundimit të procedurave ligjore, në ditët në vijim ato pritet të vihen në funksion. Gjorgjievski theksoi se deri në fund të kësaj jave pritet të arrijë dërgesa e parë nga gjithsej 3.300 kontejnerë të rinj, që sipas tij paraqet blerjen më të madhe të këtij lloji deri më tani.

MARKETING

Shik.mk

ORCE GJORGJIEVSKI-KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT

“Një qytet i pastër do të thotë shëndet, dinjitet dhe jetë më të mirë për të gjithë. Prandaj, secili prej nesh ka përgjegjësi ta ruajë atë. Puna jonë le të jetë nxitje për kujdes më të madh, ndërsa çdo rrugë e pastër të mbetet një detyrim për ta ruajtur të tillë”.

Gjorgjievski ka vlerësuar se Shkupi për një kohë të gjatë ka vuajtur për shkak të, papërgjegjshmërisë dhe neglizhencës së pushteteve të mëparshme të qytetit. Ai tha se po i japin fund kësaj gjendjeje të lënë pas dore përmes punës dhe veprave konkrete. Mjetet e reja dhe kontejnerët janë pjesë e masave të paralajmëruara nga pushteti i qytetit për përmirësimin e gjendjes me mirëmbajtjen e pastërtisë publike në Shkup.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING