Studim: Vetëm 40 për qind e ndihmës së Gjermanisë për Ukrainën ka arritur në Kiev

Studim: Vetëm 40 për qind e ndihmës së Gjermanisë për Ukrainën ka arritur në Kiev

Vetëm rreth 40 për qind e 100 miliardë eurove që Gjermania raporton si ndihmë dypalëshe për Ukrainën ka shkuar në të vërtetë në këtë vend, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Gjurmuesi i Mbështetjes për Ukrainën i institutit zbuloi se 41,7 miliardë euro mund të llogariten si ndihmë që ka shkuar realisht në Ukrainë. 35,9 miliardë euro të tjera janë shpenzuar brenda Gjermanisë, kryesisht për refugjatët ukrainas, ndërsa 22 miliardë euro janë premtime për të ardhmen, zbatimi i të cilave mbetet i pasigurt.

“Gjermania është qartësisht donatori më i madh në Evropë për Ukrainën. Por komunikimi i qeverisë gjermane për ndihmën e saj po bëhet gjithnjë e më konfuz”, tha Christoph Trebesch, drejtues i Gjurmuesit të Mbështetjes për Ukrainën.

“Shifra prej 100 miliardë eurosh është çorientuese dhe etiketohet gabimisht si ‘ndihmë dypalëshe për Ukrainën’. Kjo është për të ardhur keq, duke pasur parasysh se sa shumë po bën Gjermania”, tha ai.

Në një përditësim të publikuar në gusht, qeveria e kishte vlerësuar mbështetjen kumulative në 100 miliardë euro deri më 30 qershor, përfshirë 43,3 miliardë euro ndihmë civile dhe 57,6 miliardë euro ndihmë ushtarake, të cilën e përshkroi si “të ofruar ose të planifikuar për vitet e ardhshme”.

Ekspertët e Institutit Kiel thanë se shifra u bë shpejt pjesë e diskutimeve mediatike dhe politike, por rrallë u shpjegua ose u paraqit në mënyrë të detajuar.

MARKETING