Filipçe: Mickoski nuk di dhe nuk dëshiron të udhëheq shtet multietnik
Në emisionin “IMPAKT” në TV Shenja, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, kritikoi kryeministrin Hristijan Mickoski për mënyrën se si, sipas tij, po i trajton çështjet ndëretnike në vend.
“Ne jemi parti e cila në strukturat e larta udhëheqëse ka njerëz nga përkatësi të ndryshme etnike, kemi shqiptar në bordin ekzekutiv të partisë. Më lejoni të them se, me keqardhje mund të konstatoj se, Hristijan Mickoski nuk di dhe nuk ka ndjesi të asaj se si udhëhiqet shtet multietnik. E shohim se si sillet në lidhje me gjuhën, në lidhje me balancuesin, hap çështje të mbyllura.
Në vend që të gjithë ne të flasim për punë të përbashkët për sistem të vërtetë të bazuar në merita, për përmirësimin e standardit të qytetarëve, për shkak të provokimeve të Hristijan Mickoskit ne kthehemi dhe hapim plagë të vjetra. Pse?! Sepse, njeriu nuk di dhe as nuk dëshiron të udhëheqë shtet multietnik dhe ai është një problem i yni serioz.
Për shkak se, etnikumet e ndryshme janë pasuri për maqedonasit, kultura të ndryshme, zakone të ndryshme, tradita të ndryshme dhe mbi të gjitha raporte të mira, miqësore, vëllazërore, ne nuk kemi probleme. Vetëm partitë politike dhe politikanët e pandërgjegjshëm dhe të këqij i hapin ato çështje në mënyrë jo adekuate. Hristijan Mickoski është i tillë”, deklaroi Filipçe.

