Mucunski dhe Petrova do të takohen të enjten në Sofje
Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Timço Mucunski dhe Velislava Petrova, do të takohen të enjten në Sofje, në margjinat e konferencës ministrore për Korridorin 8.
Takimi vjen me qëllim të vazhdimit të dialogut dypalësh dhe përpjekjeve për tejkalimin e çështjeve që lidhen me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Iniciativa për takimin u bë pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shkup.

