Pse vetëm 9 shqiptarë u pranuan në shkollën e policisë? Sqaron Astrit Iseni

Pse vetëm 9 shqiptarë u pranuan në shkollën e policisë? Sqaron Astrit Iseni

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka folur edhe për procesin e pranimit të kandidatëve në Akademinë e Policisë, ku këtë vit janë pranuar vetëm 13 shqiptarë.

MARKETING

Shik.mk

I ftuar në emisionin “Debat në SHENJA”, Iseni tha se Akademia e Policisë është aktivizuar pas 26 vitesh pauzë, ndërsa theksoi se kritikat për procesin duhet të shërbejnë si nxitje për përmirësim.

“Po është e vërtetë që shkolla e policisë apo akademia e policisë, u aktivizua pas 26 viteve pauzë. Dhe normalisht shpesh them se kritikat janë pozitive dhe aty ku ska kritikë, nuk ka edhe progres. Është shqetësuese fakti i numrave por e vërteta është se interesimi ka qenë shumë i ulët sa i përket nxënësve shqiptarë. Shembull nga 509 aplikantë, vetëm 29 shqiptarë, kanë aplikuar sa i përket shkollarëve apo nxënësve të shkollave të mesme. Dhe kështu kjo paraqet një shifër mjaft të vogël sa i përket numrit të aplikimit, diku 5.7 përqind të numrit të përgjithshëm dhe duke pasë parasysh se në fazën e selektimit administrative që nëkupton fazën e parë u eliminuan gjithsej 106 aplikantë, prej të cilëve edhe 12 shqiptarë që nënkuptonte se në fazën administrative ishte edhe si rregull edhe sjellja ku e dijmë se të dëftesat e kemi edhe sjelljen shembullore edhe sjelljen e mjaftueshme. Kështu që prej atyre që mbetën një numri, dy veta as nuk erdhën në testime dhe dy të tjerë nuk kaluar testin e përgjithshëm, që në fund mbeti besoj një numër i vogël prej 13 shqiptarëve të cilët u pranuan në akademinë policore”, deklaroi Iseni. /SHENJA/

MARKETING