Vuçiqi e vajton rrëzimin e Millosheviqit nga pushteti: Ishte gjykimi i ndërkombëtarëve për çështjen e Kosovës dhe Malit të Zi
Ish-presidenti serb dhe kryetari i SNS-së, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar sot rrëzimin nga pushteti të ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq, më 5 tetor të vitit 2000.
Vuçiq ka thënë se 5 tetori ishte dita kur, sipas tij, Serbia mori “gjykimin” nga Perëndimi për çështjen e Kosovës dhe për largimin e Malit të Zi.
“Ishte dita kur gjykimi i Serbisë erdhi nga Perëndimi për çështjen e Kosovës dhe për çështjen e largimit të Malit të Zi”, ka deklaruar Vuçiq.
Rrëzimi i Millosheviqit më 5 tetor 2000 erdhi pas protestave masive në Beograd, të cilat pasuan zgjedhjet presidenciale të atij viti dhe shënuan fundin e sundimit të tij.

