Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme, Projektligji për Specialen kalon në Komision

Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme, Projektligji për Specialen kalon në Komision

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ka kaluar në Komisionin për Legjislacion.

MARKETING

Shik.mk

Të nëntë anëtarët e këtij komisioni kanë votuar pro projektligjit në parim, ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli.
Gjatë mbledhjes, Qorrolli është shprehur se kundërshtimet ndaj kësaj strukture ligjore, sipas tij, është dashur të adresoheshin më herët, konkretisht në vitin 2015.

“Reagimet dhe kundërshtimet që janë bërë kundër kësaj strukture normative që e ka bërë Kuvendi i Kosovës, është dashur të bëheshin në verën e vitit 2015, e jo në vjeshtën e vitit 2026”, deklaroi Qorrolli.
Ai tha se anëtarët e Komisionit kanë një qëndrim të përbashkët për ndryshimet e propozuara në ligj.

“Jemi në një situatë ku ne si komision, të gjithë njëzëri do ta miratojmë. Ne jemi këtu për të dhënë votën tonë pro këtyre ndryshimeve në ligj”, tha Qorrolli.
Me votimin unanim në parim, Komisioni për Legjislacion i ka dhënë dritën jeshile vazhdimit të procedurës parlamentare. Hapi i radhës është shqyrtimi i projektligjit në seancën plenare të Kuvendit.

MARKETING