“Nuk vlen as sa një thua i Ronaldos”, tifozi përplaset me Jorge Jesusin në aeroport

“Nuk vlen as sa një thua i Ronaldos”, tifozi përplaset me Jorge Jesusin në aeroport

Jorge Jesus është përballur me një situatë të tensionuar në aeroportin e Portos, ku një tifoz e ka sulmuar verbalisht dhe policia është detyruar të ndërhyjë për të qetësuar situatën.

MARKETING

Shik.mk

Ngjarja ndodhi të premten, teksa Kombëtarja e Portugalisë u kthye në Porto për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

Sipas raportimeve të “A Bola” dhe ANSA-s, tifozi i është drejtuar Jesusit me një varg ofendimesh, mes tyre edhe: “Nuk vlen as sa një thua i Cristiano Ronaldos”.

Tifozi po ashtu e ka akuzuar Jesusin për egon e tij dhe ka mbrojtur Cristiano Ronaldon, ndërsa situata ka detyruar policinë të ndërhyjë.
Incidenti vjen në një periudhë të tensionuar mes Jesusit dhe Ronaldos. Sulmuesi i Al-Nassr u largua nga grumbullimi i Portugalisë më 30 shtator, pas një situate të krijuar mes tij dhe trajnerit.
Jorge Jesus, 71-vjeçar, është seleksioneri i Kombëtares së Portugalisë. Ai u emërua në këtë pozitë në korrik të këtij viti, duke zëvendësuar Roberto Martínez dhe ka kontratë deri në vitin 2030.

Në përballjen e fundit, Portugalia fitoi 2-1 ndaj Norvegjisë, ndërsa Ronaldo nuk u aktivizua në atë ndeshje.

MARKETING