Nikolloski: Mbi shtatë milionë euro investime infrastrukturore në Strumicë

Nikolloski: Mbi shtatë milionë euro investime infrastrukturore në Strumicë

Në Komunën e Strumicës, përmes Ministrisë së Transportit, aktualisht janë duke u realizuar projekte infrastrukturore me vlerë prej mbi shtatë milionë eurosh. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Strumicës, Petar Jankov, përfaqësues të administratës komunale, si dhe deputetët Eli Panova dhe Zhan Dërvoshanov.

MARKETING

Shik.mk

Sipas njoftimit të Ministrisë së Transportit, në takim u diskutua për planet zhvillimore të komunës, si dhe për projektet infrastrukturore që janë në realizim dhe ato që pritet të nisin në periudhën e ardhshme, me mbështetje të Qeverisë.

Nikolloski theksoi se Qeveria vazhdon të investojë në infrastrukturën rrugore dhe komunale, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e ekonomisë lokale.

Një nga projektet që aktualisht po realizohet në Strumicë është ndërtimi i sistemit atmosferik të kanalizimit në lagjen Prosenikovo. Vlera e këtij investimi është 46,6 milionë denarë.

Në takim u diskutua edhe për përgatitjet për realizimin e rrugës së shpejtë Radovish–Strumicë–Novo Sellë, e cila pritet të mundësojë lidhje më të shpejtë dhe më efikase me vendkalimin kufitar drejt Bullgarisë.

Nga Ministria e Transportit vlerësojnë se realizimi i këtyre projekteve është pjesë e aktiviteteve më të gjera për përmirësimin e rrjetit infrastrukturor dhe sigurimin e zhvillimit më të barabartë rajonal.

MARKETING