Pas polemikave për videoklipin e Don Xhonit, dorëhiqet drejtori i Muzeut Historik të Krushevës
Drejtori i Institucionit Kombëtar Muzeu Historik – Krushevë, Miha Oxhaklieski, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra, pas reagimeve lidhur me xhirimin e videoklipit “Sexy Mama” të reperit kosovar Don Xhoni në monumentin “Makedonium”.
Oxhaklieski ka deklaruar se në këtë rast nuk është shkelur asnjë ligj, rregullore apo vendim i institucionit dhe se procedura ishte në përputhje me praktikën e mëparshme.
Megjithatë, ai ka marrë përgjegjësi morale për mënyrën se si rasti është perceptuar nga publiku, duke theksuar se drejtimi i një institucioni publik kërkon edhe standarde të larta etike.
Në dorëheqjen e tij, Oxhaklieski i ka kërkuar falje publikut dhe ka thënë se reputacioni i Muzeut Historik dhe besimi i qytetarëve janë më të rëndësishme se pozita e tij.

