Gjorgjievski: Ka përfunduar procedura për blerjen e autobusëve, Shkupi do të marrë 100

Gjorgjievski: Ka përfunduar procedura për blerjen e autobusëve, Shkupi do të marrë 100

Ka përfunduar procedura për blerjen e autobusëve të rinj dhe është nënshkruar marrëveshja, ndërsa aktualisht është në rrjedhë afati për dorëzimin e tyre – deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, duke theksuar se kryeqyteti do të ketë përparësi në shpërndarjen e automjeteve.

MARKETING

Shik.mk

“Shkupi prej atyre 150 autobusëve ka përparësi, gjegjësisht derisa të plotësohet kuota prej 100 autobusësh për qytetin, nuk do t’u dorëzohen autobusë komunave të tjera. Këtë e ka thënë edhe ministri, zoti Nikollovski, dhe këtë e ka thënë edhe kryetari i Qeverisë, kështu që ja, po e përsëris edhe një herë”, tha kryetari i Shkupit.

Ai informoi se paralelisht po punohet në përgatitjen e infrastrukturës për autobusët e rinj, në koordinim me EVN-në dhe NQP-në.

“Një bashkëpunëtor i imi i afërt është përgjegjës si përfaqësues i Qytetit të Shkupit, ndërsa përgjegjës është edhe drejtori i NQP-së. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me EVN-në dhe tashmë të gjitha ekipet dhe skuadrat kanë dalë në terren për të punuar, në mënyrë që kur të mbërrijë seria e parë e autobusëve, ne të jemi të përgatitur me infrastrukturën. Diku bëhet fjalë për një rrjet të vjetër, i cili nuk mund ta përballojë kapacitetin, prandaj po hyjmë në rinovimin e rrjetit, ndërsa diku do të duhet të vendosen nënstacione elektrike për funksionalitet. Po punojmë në tri pika: njëra është stacioni i ri hekurudhor, tjetra është Autokomanda dhe e treta është Gjorçe Petrovi, kështu që do të jemi të përgatitur për procesin”, theksoi kryetari i Shkupit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndërtimin e bulevardit Cvetan Dimov në Çair, Gjorgjievski tha se është duke u përgatitur projekti bazë dhe dokumentacioni i projektit, ku Komuna e Çairit është përgjegjëse për dokumentacionin, ndërsa Qyteti i Shkupit për sigurimin e mjeteve financiare dhe shpronësimin.

“Po e përgatisin projektin bazë. E dini se që nga fillimi kështu e kemi paralajmëruar, detyrimet e Komunës së Çairit janë që ta përgatisë të gjithë dokumentacionin e projektit, ndërsa detyrimi i Qytetit të Shkupit do të jetë të sigurojë mjetet financiare dhe të hyjë në realizim. Edhe shpronësimin do ta bëjmë ne si Qytet i Shkupit. Nga ajo që e përmbledhëm së fundmi në takim, është se deri në fund të vitit, siç e përmenda, besoj se do të shpallet procedura e tenderimit”, tha Gjorgjievski.

Sipas tij, bëhet fjalë për një projekt që është paralajmëruar për më shumë se 30 vjet, por deri më tani nuk kishte arritur as në fazën e përgatitjes së dokumentacionit të projektit.

Lidhur me vendosjen e sinjalistikës në vendkalimin për këmbësorë te Bit-Pazari, Gjorgjievski theksoi se projekti po përgatitet nga Sektori për komunikacion të Qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me SPB Shkup, dhe njoftoi se së shpejti do të vijojë realizimi në terren.

MARKETING