Fillon protesta për çlirimtarët në Shkup: Jo në emrin tim!
Në Shkup ka filluar protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale për çlirimtarët e UÇK-së.
Protestuesit me brohoritma UÇK,UÇK kërkuan që të rishikohet vendimi i marrë në Hagë dhe katër të akuzuarit të lihen në liri.
Vendimi për ti dënuar ata nuk mund të merret në emër të shqiptarëve, u deklarua mes tjerash në protestën, raporton SHENJA.

