(VIDEO) Inspektorja e AUV-së dyshohet se mori 250 euro ryshfet, prokuroria kërkon paraburgimin

(VIDEO) Inspektorja e AUV-së dyshohet se mori 250 euro ryshfet, prokuroria kërkon paraburgimin

Inspektorja e Agjecisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dyshohet se kërkoi 250 euro ryshfet për të mos konstatuar parregullsitë në punën e një objekti, prokuroria kërkon që t’i caktohet masa e paraburgimit. Prokuroria Themelore Publike njoftoi se e dyshuara 42 vjeçare e punësuar në Agjenci, si inspektore ushqimit, në periudhën nga 17 deri 25 shtator, ka kërkuar dhe marrë ryshfet në vlerë prej 250 eurosh nga një drejtues i një subjekti juridik.

MARKETING

Shik.mk

Prokuroria Themelore Publike

“Ryshfetin e ka kërkuar dhe marrë për të përgatitur një procesverbal me të cilin do të konstatonte se ka bërë mbikqyrje inspektuese dhe se nuk ka pasur parregullësi në punën e objektit, gjegjësisht se ai i ka plotësuar të gjitha procedurat e nevojshme për punë”.

Prokuroria Themelore Publike

“Përshkak të rrezikut nga arratisja, rrezikut që e dyshuara të ndikoj tek pala e dëmtuar dhe dëshmia e tij, si dhe mundësia që nga pozita e personit zyrtar-inspektor të përsëris veprimin të cilin nuk ka guxuar ta kryej, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit”.

Prokuroria e ka nisur procedurën hetimore ndaj saj dhe bënë me dije se e pandehura dyshohet të ketë kryer veprën penale “Marrje ryshfet sipas nenit 357, paragrafi 1 i Kodit Penal”.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING