Privohet nga liria një person i dyshuar për përdhunimin e një të mituri në Tetovë
Një 62-vjeçar nga rajoni i Tetovës është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „dhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjet“, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, më 25 shtator 2026, rreth orës 21:45, R.N. (62), nga një fshat i Tetovës, është paraqitur vetë në Stacionin Policor të Tetovës, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale.
Me udhëzim të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë, personi është privuar nga liria për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale, e paraparë në nenin 188 të Kodit Penal.
Nga MPB bëjnë të ditur se 62-vjeçari është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, ndërsa institucionet kompetente po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

