Aksion policor në Shkup: Arrestohen 8 persona, mes tyre 3 të mitur
Policia ka arrestuar 8 persona, prej të cilëve 3 të mitur, gjatë një aksioni të zhvilluar gjatë natës në objektet hotelierike në Shkup. “Sektori për Punë të Brendshme Shkup, në bashkëpunim me inspektorë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, gjatë natës ka ushtruar kontroll në disa objekte hotelierike në Shkup. Gjatë kontrollit janë legjitimuar 37 persona dhe janë privuar nga liria tetë persona, nga të cilët tre të mitur”, bënë me dije MPB. Në dy objekte hotelierike policia ka konstatuar tejkalimin e orarit të punës, ndërsa në njërin prej objekteve hotelierike është konstatuar shërbimi i personave të mitur me alkool, si dhe persona të cilët posedojnë lëndë narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë. Ministria e Brendshme paralajmëron aksione të ngjajshme dhe në periudhën në vijim.

