Zendeli: Autostradën Shkup-Bllacë e nisëm ne, po mos të ishin dy kilometrat e para nuk do të kishim autostradë

Zendeli: Autostradën Shkup-Bllacë e nisëm ne, po mos të ishin dy kilometrat e para nuk do të kishim autostradë

Autostrada Shkup-Bllacë është nisur gjatë qeverisjes së BDI-së dhe se dy kilometrat e parë kanë qenë thelbësorë për realizimin e projektit tha nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli në misionin “Debat” në Shenja.

MARKETING

Shik.mk

“Nuk u bë sepse ishin këto 2 kilometrat e para të cilat e bllokonin dhe e pamundësonin krijimin e një situatë të re, të shndërrohet nga rruga në autostradë”, tha Zendeli. Sipas saj, pikërisht këto dy kilometra kanë qenë pengesë për shndërrimin e rrugës në autostradë, ndërsa puna e bërë më herët ka qenë pjesë e projektit aktual.

Zendeli akuzoi pushtetin aktual se ka vonuar projektin për rreth dy vite, duke insistuar fillimisht që traseja të trajtohej si rrugë magjistrale. Ajo tha se, megjithatë, rruga tani po vazhdon sipas hapave dhe zgjidhjeve që, sipas saj, ishin ndërmarrë më herët.

“Në momentin kur ne po flasim dhe po pretendoni se po punohet në rrugën Shkup-Bllacë, të cilën ne nuk e bëmë, vlejnë të gjitha këto që i përmenda janë pjesë të gatshme të atij projekti dhe përveç se e kanë vonuar për dy vite duke insistuar ta shndërrojnë në rrugë magjistrale, duke u insistuar që ta zhvlerësojnë krejt punën që është bërë më herët. Tash në fund ajo rrugë vazhdon pikërisht sipas hapave që i përmendëm që i kemi ndërmarrë”, tha ajo.

MARKETING