(VIDEO) Deputetja Ajdari dhe ministri Shasivari përplasen për vendimin e Hagës

(VIDEO) Deputetja Ajdari dhe ministri Shasivari përplasen për vendimin e Hagës

Shpallja e vendimit të Hagës për denimin e  ish krerëve të UÇK-së dhe deklarata e ministrit të Drejtësisë të RMV-së Jeton Shasivarit disa ditë para vendimit, vazhdojnë të jenë kryetemë në vendin tonë. Këtë herë ky diskutim u zhvillua në Kuvend, në seancën për pyetje deputetësh. Deputetja e Frontit Evropian Rina Ajdari i tha ministrit Shasivari se në statusin e tij, ai e ka barazuar viktimën me agresorin. Ndërsa edhe pas shpalljes së vendimit, në deklaratën e dhënë një ditë më parë tha se ministri fshihet pas akrobacioneve juridike dhe procedurale.

MARKETING

Shik.mk

RINA AJDARI, DEPUTETE E FRONTIT EVROPIAN

“Sërisht asnjë fjalë të vetme me gojën plot për të thënë atë që çdo shqiptar dhe çdo njeri dashamirës i të drejtës por edhe njohës i historisë e di se lufta e shqiptarëve në Kosovë ka qenë e pastër e drejtë dhe se krerët e saj nuk kanë kryer krime. Në vend që të shprehni një qëndrim të qartë dhe kombëtarë, zgjodhët përsëri fshehjen pas akrobacioneve juridike dhe procedurale”.

E ministri Jeton Shasivari u shpreh se mesazhi i tij ka qenë institucional, evropian,  për maturi shtetërore, për qetësi, por siç tha ai u shtrmbërua për qëllim të manipulimit politik. Ndërsa i sugjeroi deputetes Ajdari që ta pyes kryetarin e partisë së saj se përse ka kërkuar dhe lobuar për krijimin e Gjykatës së Specializuar dhe çfarë ka dëshmuar Ahmeti në Hagë.

Jeton Shasivari, ministër i Drejtësisë

“Cila është kundërthënia e juaj e dneruar. Kjo është një pyetje që duhet ti bëhet opinionit publik. Pse ajo që BDI sot e quan të papranueshme, nuk ishte e tillë kur kryetari i këtij subjekti politik e mbështeste fuqimisht dhe lobonte fuqimisht në Kuvendin e Kosovës që të formohet kjo gjykatë Speciale. Këtë pyetje duhet të ja bëni kryetarit tuaj sepse ai edhe ka dhënë dëshmi te Dhomat e Specializuara. Çfarë ka dëshmuar atje, cila ka qenë dëshmia e tij?”

Ai shtoi se qëndrimi i tij mbetet i njejtë si para si pas vendimit, se nuk e zëvendëson gjykatën me politikën, dhe derisa vendimi nuk është i plotëfuqishëm ai nuk duhet të paragjykohet. Ndërsa theksoi se në asnjë moment nuk duhet të vihet në pikëpyetje sakrifica e popullit të Kosovës për liri dhe pavarsi. E Ajdari ju kundërpërgjigj se pas kësaj deklarate siç tha dyshon që në trupin e venat e këtij ministri rrejdh gjak shqiptari. Ndërsa shprehet se nuk ka dyshim se në qeveri kanë ardhur për të ju bërë më shumë dëm shqiptarëve se sa për t’i mbrojtur interesat e tyre.

Më 16 shtator Gjykata e Hagës i denoi me 81 vite burg ish krerët e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ministri i Drejtësisë disa ditë para se të shpallej ky vendim përmes një mesazhi në facebook, bëri thirrje që vendimi i Hagës te respektohet, sido që të jetë ai, gjë që solli një vrull reagimesh në vend e në Kosovë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING