Mickoski takohet me Kurtin: Diskutojnë bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku kanë diskutuar për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin rajonal dhe mundësitë e zhvillimit të dy vendeve.
“Zhvillova takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, ku diskutuam për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin rajonal, si dhe sfidat dhe mundësitë e përbashkëta për zhvillimin e dy vendeve tona.
Vazhdojmë me dialog të hapur dhe konstruktiv, në drejtim të një rajoni stabil, të ndërlidhur dhe të prosperuar”, ka shkruar Mickoski.

