(VIDEO) Dënimi për krerët e UÇK-së, Kasami nuk pajtohet as me qëndrimin e Shasivarit as me vendimin e speciales
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, i cili me një status të publikuar në rrjetet sociale, para shpalljes së vendimit përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkaktoi reagime të shumta në opinion, sot, një javë më vonë, është shprehur sërish për të njëjtën çështje. Shasivari theksoi se respektimi i vendimit të Gjykatës nuk nënkupton domosdoshmërisht pajtim me të. Ai tha se katër ish krerët e UÇK-së, në aspektin juridik konsiderohen të pafajshëm.
JETON SHASIVARI, MINISTËR I DREJTËSISË
“Vet fakti që ekziston e drejta e ankesës, pra është panel i veçantë i dhomave të specializuara, ku mbi bazën e ankesës do të rishikohen edhe njëher faktet, provat, të cilat u konstatuan në instancën e parë. Me rëndësi është që në aspektin juridik, procedura nuk ka përfunduar me vendim të prerë, me vendim të plotfuqishëm dhe të akuzuarit, juridikishtë konsiderohen të pafajshëm”.
Ndërkaq, qëndrimin e Shasivarit ndaj gjykimit të krerëve të UÇK-së në Hagë, e ka komentuar edhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, i cili nuk pajtohet as me Shasivarin, por as edhe me vendimin e Gjykatës Speciale.
BILALL KASAMI, BASHKËKRYETAR I VLEN-it
“Në këtë rast, z. Shasivari, si juristë, si profesor i juridikut, e thotë atë që e thotë një profesionistë se vendimet e gjykatës të pranohen. Në këtë rastë, sigurishtë që aspekti i të drejtës, është ajo që e kiemi dhënë ne si qendrim politik si VLEN, që nuk pajtohemi me këto qendrime, vlersojmë që gjykata ka dhënë drejtim të pasaktë, sepse të gjitha dëshmitë janë të marra, besojmë se nuk kanë pasur atë rrugën e natyrishme të marrjes së dëshmive. Për ne, çdo dëshmi e siguruar permes Beogradit, nuk do të duhet të merret parasysh”.
Megjithatë, Kasami shpreson që shkalla e dytë e apelit do të sjellë vendim të drejtë.
Kujtojmë se ministri Shasavari, pati deklaruar se çdo vendim i Gjykatës Speciale duhet të pranohet, ndërsa gjykimi për ish krerët e UÇK-së, u mbajtë më 16 shator, ku katërshja u dënua në total me 81 vite burg.
Samir Mustafa /SHENJA/

