(VIDEO) Stina e turshive: Çmimet më të lira se vjet, por blerjet më të ulëta

(VIDEO) Stina e turshive: Çmimet më të lira se vjet, por blerjet më të ulëta

 

MARKETING

Shik.mk

Me ardhjen e vjeshtës, nuk ndryshon vetëm moti, por edhe aroma në kuzhinat tona. Specat nisin të piqen, kavanozët mbushen dhe përgatitjet për dimër marrin hov. Ndërsa pikërisht kur i ndjejmë këto aroma, ato na rikthejnë te traditat tona dhe te ngrohtësia e shtëpisë”.

Shtatori nuk sjell vetëm ditët e para të vjeshtës, por edhe aromën e specave të pjekur dhe përgatitjet për dimër. Në shumë familje tashmë kanë filluar përgatitjet e ajvarit, lutenicës, turshive dhe produkteve të tjera që do të mbushin raftet gjatë muajve të ftohtë. Nga tregu te kuzhina e shtëpisë, këto përgatitje sjellin me vete shije, kujtime dhe një traditë që çdo vjeshtë rikthehet në vëmendje. E ndërsa përgatitjet për dimër kanë filluar hovshëm, qytetarët tregojnë se cilat produkte nuk mungojnë në tryezat e tyre.

Qytetar

Valla kemi pregatit pak diçka -diçka, ato që duhet për t’i marrë i kemi marrë. Ajvarin e kemi ndreqë, po ato çmimet kanë qenë 40, 50 ashtu kan qenë. Po mirë është çmimi 40 denar falë janë. Po po, në shtëpi e ndreqim. Jo kushedi si është ajo kavanoza qysh i ndreqin ato, si i paketojnë, më mirë e bëjmë vet. Po tjetër e ndreq dora ime, tjetër dora atyre”.

Qytetar

Po, po, kemi bo ne, i kemi kry. Unë i kam kry. Po unë e preferoj me e ble por me gruan kam probleme, ajo dëshiron vet ta bëjë, për atë patjetër duhet me e ngu atë, më e madhe është ajo. Ato në shtëpi kan qef më shum të shtëpis, shoqja e ka merak të shpijës krejt vet ti përgadite, nuk don të blera, as prej askujt. Më shumë i bëjnë ato çarat, që janë si të gjallë i maron, do speca si të kuq që piqen, që vendosen ren-ren, edhe pastaj maron edhe ajvara e kësi ruskasallata. Sivjet më lirë se vjet, sivjet i mora 40, vjet i kam marë 60, ka dallim speci kuq për ata të ajvarit. Nuk është më ekonomike por për sivjet më mirë kaluam”.

Qytetar

Po kemi fillu, ja jam duke marrë bile disa patlixhana. Po krejt çka ka nevoj për dimër. Më shumë këto specat, çara që janë, patlixhanat. Jo atë nuk e preferojmë dhe nuk e bëjmë, jo as të blerë, nuk e di ashtu familjarisht nuk e preferojmë”.

Qytetar

Po ajvar, por ende nuk e kemi bë. Jo vet e përgadisim. Po sivjet mir janë, kundra vjetit mirë jan, 40 denar mir është. Po i bëjmë me uthull, ato me speca, patligjana ato, sallatat e vogla”.

Për përgatitjet tradicionale të dimrit flasin me nostalgji edhe gurbetqarët, të cilët thonë se u mungon shija e ajvarit dhe produkteve të tjera të përgatitura në shtëpi, por për shkak të jetës jashtë vendit, nuk kanë mundësi t’i përgatisin vetë.

Qytetar

Valla hiq, se na jemi jasht dhe besoni në Zot as që interesohen për këto gjëra. Po qysh sna mer malli, por çfar të bëjmë jeta ashtu është e tillë. Po i preferojmë por jemi jasht, nëpër markete kur na mer malli shkojmë i blejmë nëpër markete diçka dhe ashtu”.

Qytetar

Krejt i kemi bë gati, pa speca të kuq, çara, patligjana krejt i kam në bahçe, të gjitha ikam gati, të shtunën filloj ta bëj, çmimet 40 denar, po po elhamdulilah mir. Tash koha e bën të vetën, çmimet kan shku shum lart, tash e kan zbrit pak po mir është shumë, kapërcejmë”.

Qytetar

Deri diku ja kemi fillu por ta shohim, po me gjizë, vetë e pregadisim vet, të shtëpisë. Traditat, zakonisht traditat”.

Qytetar

Po më mirë me e ble të gatshme, se kështu, nuk ke llogari. Çmimet nuk i kam pa por janë të larta, krahas standartit, lart. Po ato që janë standart, specat turshi që jan, edhe më lirë del. Me bo vet është më mirë por nuk ke llogari, ashtu sa duhet e blejmë”.

Por, ndonëse përgatitjet kanë filluar, shitësit thonë se këtë vit interesimi është dukshëm më i ulët, me rreth 50% më pak blerje krahasuar me vitin e kaluar.

Qytetar – shitës

Po dallimi është shum i madh, prej tjerave vite. Tjera herë kanë qenë specat më shtrenjtë ka pas interesim pak më të madh, sivjet janë më lir çmimet, por interesimi është shumë i vogël. Po janë interesuar por nuk e di a nuk kanë para popullia apo nuk e di çka, interesohen pyesin sa janë çmimet dhe ‘do të vijmë do të vijmë’ por nuk e di. Shitja dmth deri tash është 50% më e dobët se tjerave vite”.

Nëse i kemi shit tjera vite 50 paketa, tash i shesim 20, dallimi është shumë i madh. Po kena fillu diçka diçka, ne i shesim vet edhe dërgojmë diçka në shtëpi. Dikush nuk ka para për të blerë i sheh, ka nevojë por nuk mundet. Po na e preferojmë ajvarin, lutenicën, krejt, secila e luan rolin e vet në tryezë. Jo me e pregadit vet është më së miri, secili person e di se çfarë ndreq. Kur e ndreq vet me duart e tua është shumë më mirë”.

Ndërsa tregjet vijojnë të jenë të frekuentuara, qytetarët i lamë duke bërë blerjet e tyre, si dhe duke zgjedhur produktet që do t’u duhen për përgatitjet tradicionale të dimrit.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING