Filipçe: Boshllëku në Fondin Pensional arrin në 1 miliard euro, qeveria po e çon vendin drejt krizës ekonomike

Filipçe: Boshllëku në Fondin Pensional arrin në 1 miliard euro, qeveria po e çon vendin drejt krizës ekonomike

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka paralajmëruar për, siç e cilësoi ai, situatën alarmante me boshllëkun buxhetor në Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore.

MARKETING

Shik.mk

Sipas Filipçes, boshllëku në Fondin Pensional është dyfishuar brenda dy vitesh, duke arritur në rreth një miliard euro. Ai tha se shteti duhet të sigurojë këto mjete për të garantuar pagesën e pensioneve.

“Boshllëku në Fondin e Pensioneve, i cili është dyfishuar në dy vjet, nga 500 milionë euro tani është një miliard euro. Një miliard euro mungojnë për të paguar pensionet dhe shteti duhet t’i sigurojë ato. Kur ekonomia nuk funksionon, ku do t’i gjejë paratë? Nga kreditë”, deklaroi Filipçe.

Ai shtoi se edhe deficiti në buxhetin qendror po thellohet, ndërsa, sipas tij, qeveria po mbështetet gjithnjë e më shumë te huamarrja për të përmbushur detyrimet buxhetore.

“Burimi i vetëm i fondeve janë kreditë e shtrenjta, të cilat do të mbushin boshllëqet në buxhet për të paguar pagat dhe pensionet. Nuk janë kredi që do të kontribuojnë në ndonjë rritje ekonomike. Ne po shkojmë gjithnjë e më thellë në gropë”, tha Filipçe.

Sipas tij, vazhdimi i kësaj politike financiare mund ta ekspozojë vendin ndaj rreziqeve më të mëdha ekonomike. Filipçe paralajmëroi edhe për mundësinë e një krize ekonomike, duke e krahasuar situatën me krizën që kishte përjetuar Greqia disa dekada më parë.

Në këtë kontekst, kryetari i LSDM-së kritikoi edhe politikat e qeverisë në raport me integrimin evropian. Ai tha se largimi nga rruga evropiane mund të kufizojë mundësitë për sigurimin e fondeve dhe financimit nga Bashkimi Evropian.

MARKETING